Ballina Flash

75 persona të përfshirë në projektin “Punë për komunitetin”

TIRANË 11 gusht /ATSH-I.Vata/ 75 persona janë përfshirë në projektin “Punë për komunitetin” në bashkinë e Beratit.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo, i cili sqaron se projekti “Punë për komunitetin” mbështetet nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim GIZ dhe zbatohet nga Bashkia Berat dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

“Lajm i mirë, 75 persona janë përfshirë nga Bashkia Berat në Projektin “Punë për komunitetin” në zonat me rrezikshmëri të lartë nga përmbytjet, zjarrvëniet e qëllimshme, pastrimin në lagje dhe funksionimin e kanaleve kulluese në njësitë administrative dhe disa zona të qytetit të Beratit. Ky projekt mbështetet nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim GIZ dhe zbatohet nga Bashkia Berat dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit”, shprehet ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Arrestohet një punonjës i ambasadës britanike me dyshimin për spiunazh në favor të Rusisë
Artikulli tjetërGjonaj: Strategjia Ndërsektoriale ka në thelb sistemin e drejtësisë të pavarur