UASHINGTON, 8 gusht /ATSH-ANSA/ – Dennis “Dee Tee” Thomas vdiq në moshën 70-vjeçare në shtëpinë e tij në New Jersey.
Ai themeloi një nga grupet R&B dhe funk që u bënë kult në epokën e muzikës disko, grupin ”Kool & the Gang”.
Ai ishte një nga saksofonistët e grupit dhe kontribuoi në lindjen dhe suksesin e këngëve të paharrueshme si ”Get Down On It” dhe ”Celebration”, të cilat bënë që një brez i tërë të kërcejë në fund të viteve ’70 dhe në fillim të viteve ’80.
Në vitin 2020, një tjetër nga bashkëthemeluesit e grupit, Ronald “Khalis” Bell, gjithashtu saksofonist, vdiq./ a.jor.























