TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të enjten valutat kryesore forcuan pozitat në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot 1 euro këmbehet me 121,49 lekë ose 0,02 lekë më shumë ditën e mërkurë dhe 1 dollar amerikan këmbehet me 102,69 lekë ose 0,24 lekë më shumë.
Paundi britanik u forcua me 0,23 lekë dhe u ngjit në kuotën e 142,89 lekëve. Ndërsa franga zvicerane u zhvlerësua me 0.05 lekë dhe zbriti në vlerën 113,2 lekë.
Banka e Shqipërisë vëren se kursi i këmbimit valutor luhatet brenda pritshmërive të BSH-së dhe luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.
Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 102.69 | +0.24 | |
| Euro | EUR | 121.49 | +0.02 | |
| Poundi Britanik | GBP | 142.89 | +0.23 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 113.22 | -0.05 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 93.68 | -0.16 | |
| Dollari Australian | AUD | 76.05 | +0.08 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 82.09 | +0.37 | |
| Korona Suedeze | SEK | 11.93 | +0.02 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 11.64 | +0.01 | |
| Korona Daneze | DKK | 16.34 | 0.00 | |
| SDR | SDR | 146.57 | +0.23 | |
| Ari(OZ 1) | XAU | 185804.99 | +139.79 | |
| Argjend(OZ 1) | XAG | 2605.00 | -22.10 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 15.89 | +0.04 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 15.90 | +0.03 | |
| Lira Turke | TRY | 12.03 | -0.10 | |
/r.e/












