Ballina Aktualitet

Koordinator antikorrupsion edhe pranë AKU

TIRANË, 3 gusht/ATSH/ Një koordinator antikorrupsion tashmë ndodhet edhe pranë pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka shpërndarë sot në rrjetet sociale një video ku apelohen qytetarët që të raportojnë rastet e dyshuara për korrupsion.

“Ministria e Drejtësisë ofron një mekanizëm të ri në luftën e vazhdueshme kundër korrupsionit. Por kjo luftë ka nevojë edhe për ty”, thuhet në video.

“Në rast se dëshmon një akt korruptiv në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, raportoje atë tek Rrjeti i Koordinatorëve kundër Korrupsionit. Raporto së bashku kundër korrupsionit”, theksohet më tej në video.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – FMN miraton një injektim monetar prej 650 miliardë dollarësh
Artikulli tjetërVeliaj: Grupi parlamentar Japoni-Shqipëri, urë e madhe midis kombeve tona