Ballina Flash

“Za Fest” promovon vlerat kulturore në Shkodër

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ Edicioni i 5-të i festivalit “Za Fest” iu kushtua qytetit të Shkodrës, me aktivitete të mbajtura 3 ditë me radhë në Shirokë, në rrugën muzeale të Gjuhadolit dhe koncert në kalanë e Rozafës.

Festivali i mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë, bëri bashkë artistë të njohur shqiptarë brenda e jashtë vendit, si Shpat Deda, Josif Gjipani, Ekland Hasa, Gjon’s Tears, Gentian Doda, Vlashent Sata, Gipsy Barcelona Balkan Orchestra etj.

Festivali e shndërroi mbrëmjen e djeshme kalanë e Shkodrës në një arenë festive me praninë e shumë të rinjve.

Festivali i cili ka nisur rrugëtimin 5 vite më parë, në Theth, për të zbuluar thesaret e folklorit shqiptar, kishte të ndërthurur muzikën, legjendat, poezinë dhe kinemanë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia gjermane prish një festë të rinjsh në… autostradë!
Artikulli tjetërTuristët nga Kosova popullojnë plazhin e Shëngjinit