FOKUS – Vendet e Vishegradit: Mirëpresim krijimin e Ballkanit të Hapur

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ – Vendet e Vishegradit, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Polonia përshëndesin krijimin e Ballkanit të Hapur, sipas një deklarate për shtyp, të bërë dje nga ministrat e Jashtëm respektivë të këtyre vendeve.

”Ne besojmë se një bashkëpunim kaq i ngushtë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor kontribuon në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit”, thuhet në deklaratë.

”Vendet e Vishegradit vazhdojnë të mbështesin përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE -së”, theksohet në të.

Kjo deklaratë është nënshkruar nga ministrat e Jashtëm hungarez, Peter Szijjártó, çek,
Jakub Kulhanek, sllovak, Ivan Korcok dhe ai polak, Zbigniew Rau./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.