SENAKI (Gjeorgji) – Manovra të përbashkëta ushtarake SHBA-Gjeorgji.
ROMË (Itali) – Takim përgatitor për samitin e OKB për sistemet ushqimore.
DUBLIN (Irlandë) – Rezultatet tremujore të ”Ryanair”.
UASHINGTON (SHBA) – Presidenti Biden pret kryeministrin irakian, Mustafa Al-Kadhimi.
NJU JORK (SHBA) – Rezultatet e tremujorit të dytë të ”Lockheed-Martin”.
OTAVA (Kanada) – Ceremonia e marrjes së postit nga Mary Simon, gruaja e parë indigjene që u emërua Guvernatore e Përgjithshme e Kanadasë.
LOS ANXHELES (SHBA) – Seancë e re për kujdestarinë e Britney Spears.
GJENEVË (Zvicër) – Takim virtual i IPCC për të aprovuar raportin për klimën globale.
NAIPIDO (Birmani) – Përfundimi i gjyqit të ish-shefes së qeverisë, Aung San Suu Kyi për mosrespektim të kufizimeve kundër Covid-19.
INDONEZI – Fundi i kufizimeve kundër Covid-19.
MANILA (Filipine) – Fjalimi i fundit drejtuar kombit nga presidenti, Rodrigo Duterte.
KUALA LUMPUR (Malajzi) – Parlamenti mblidhet pas pezullimit disamujor për shkak të virusit.
MONROVIA (Liberi) – Dita e Pavarësisë./ a.jor.






















