Ballina Flash

TOKIO 2020 – Nis ceremonia e Lojërave Olimpike

TOKIO, 23 korrik /ATSH-ANSA/ – Ceremonia e fillimit të Lojëra Olimpike po zhvillohet aktualisht në Tokio, por pa spektatorë.

Me një vit vonesë, edicioni i 32-të i Olimpiadës, u hap sot përpara perandorit japonez,  Naruhito.

Garat do të zhvillohen deri më 8 gusht dhe do të ketë 11 000 atletë në garë, pavarësisht virusit, i cili vazhdon të jetë agresiv.

Edhe presidenti francez, Emmanuel Macron ka mbërritur në Tokio, pasi Franca do të jetë organizatore e Lojërave të ardhshme Olimpike.

Macron do të takojë presidentin e IOC (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar), Thomas Bach dhe perandorin e Japonisë, Naruhito./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuzika 10 vite pa Amy Winehouse
Artikulli tjetërJavët e hapura të vaksinimit do vijojnë, Manastirliu: Të hënën mbërrijnë mbi 44 mijë vaksina Pfizer