Ballina Flash

Clubhouse vë bisedat audio në dispozicion për të gjithë

ROMË, 23 korrik /ATSH-ANSA/ – Aplikacioni Clubhouse ka hequr sistemin e listës së pritjes, në funksion deri më tani.

Kushdo që dëshironte të provonte bisedat audio të aplikacionit, si në iOS, ashtu edhe në Android, duhej të priste që një përdorues tjetër t’i linte në bisedë, pas shfaqjes së emrit në menunë “Lista e pritjes”.

Gjashtëmbëdhjetë muaj pas debutimit, aplikacioni i bisedave tashmë është i hapur për të gjithë.

Javën e kaluar, Clubhouse shtoi një sistem mesazhesh të drejtpërdrejta dhe vlerësoi se, që nga ai çast, janë dërguar gjithsej 90 milionë mesazhe.

Sipas statistikave të fundit, mesatarisht, përdoruesit kalojnë më shumë se një orë në ditë në platformë, që përfitoi nga lëshimi i saj në Android, pasi arriti njëfarë ngopjeje në iOS./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Spanja dhe Holanda klasifikohen zona me incidencë të lartë të COVID-19
Artikulli tjetërOperacioni “Rada”, sekuestrohen mbi 11 kg lëndë narkotike në Portin e Durrësit