Ballina Flash

Mattarella: Montanelli gazetari dhe polemisti i pashoq

ROMË, 22 korrik /ATSH-ANSA/ – Presidenti Sergio Mattarella kujtoi Indro Montanellin në 20-vjetorin e vdekjes së dekanit të gazetarisë italiane.

“Duke kujtuar Indro Montanellin, 20 vjet pas vdekjes së tij, akoma ngjall emocione të forta, jo vetëm tek ata që e njihnin më mirë, por gjithashtu në shumë njerëz që vlerësuan cilësitë e tij si gazetar, rrëfimtar, popullarizues i historisë dhe polemist që nuk i largoi tonet e forta edhe në rrezik të çorientimit të admiruesve të tij”, tha Mattarella për gazetarin, historianin dhe shkrimtarin që ishte gur kilometrik për konservatorët liberalë në Itali dhe një model për shkrimtarë aspirues.

“Gazetaria e Indro Montanellit përshkoi pjesën më të madhe të shekullit XX. Duke filluar aktivitetin e tij gjatë regjimit fashist, ai ishte korrespondent i luftës dhe u dallua në ato vite për mënyrën në të cilën e paraqiti punën e tij”, tha Mattarella./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimi në kalanë e Ali pashë Tepelenës, po kthehet në potencial turistik
Artikulli tjetërGjykata e Lartë hap aplikimet për anëtarë të KLGJ-së