TIRANË, 19 korrik /ATSH/ 32,760 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama i cili thekson se, kjo sasi e ardhur e ka çuar në 1,611,550 numrin e vaksinave antikovid të mbërritura në vend.
“Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend”, shprehet Rama.
Prej fillimit të procesit të vaksinimit janë kryer në total 1,069,365 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 466,905 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antikovid.
Ditën e sotme nisi java e vaksinimit të hapur për moshën +18 vjeç. Të gjithë qytetarët mund të paraqiten me kartën e identitetit në qendrën shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit, përgjatë gjithë javës, nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, për të kryer pa kufizim vaksinën antikovid.























