Ballina Flash

Microsoft rikthen ndihmësin virtual ”Clippy”

ROMË, 18 korrik /ATSH-ANSA/ – Clippy, ndihmësi virtual i paraqitur në versionet e hershme të Office, do të kthehet si një emoji, njoftoi vetë Microsoft.

“Kur po mendonim se si të riskiconim kapësin e letrës, thamë “pse jo?”, shpjegoi Claire Anderson, kreu i Microsoft.

“Është një mënyrë për të nderuar atë që ishim, ndërsa kërkojmë një stil të ri, por si shumë gjëra nostalgjike, ne e dimë se mund të jetë polarizuese”, shtoi ajo.

Kthimi i “Clippy”-t, i pranishëm për herë të parë në Windows 97 dhe “i pushuar” në 2004, u njoftua me një cicërimë, me atë të së cilës kompania kërkoi të paktën 20 mijë pëlqime për të vazhduar, të marra në një kohë të shkurtër.

Emoji-t e rinj do të dalin në muajt e ardhshëm.

Shumë do të jenë në 3D dhe të animuar, ndërsa do të shtohen pesë krejtësisht të rinj, që kanë lidhje me botën e zyrave, si “je në heshtje”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEkstradohet nga Italia një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Artikulli tjetërMeta: Trashëgimia kulturore arbëreshe meriton të mbrohet e promovohet