Ballina Ekonomi

Të ardhurat nga akciza rritje me 17.3 %

TIRANË, 16 korrik/ATSH/ Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 23.2 miliardë lekë, 3.4 miliardë lekë ose 17.3 % më shumë se viti 2020, si dhe 1.1 miliardë lekë ose 5 % më shumë se plani i akcizës për 6-mujorin e këtij viti.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën të ditur se ndikim të rëndësishëm pozitiv në të ardhurat nga akciza kanë pasur rritja e importit të karburantit me 50.3 mijë tonë, ose 21.4 % më shumë se viti i kaluar, me efekt në të ardhura 2 miliard lekë, ose 20.6 %.

Po ashtu, sipas MFE-së, gjatë gjysmës së parë të vitit u importuan 25 tonë, ose 2 % më shumë cigare se viti i kaluar, me efekt në të ardhura 1.1 miliardë lekë, ose 15.2 %.

Ndër produktet që kishin ndikim negativ ishin birrat prodhim vendi, me një rënie prej 2.6 mijë tonë ose 17.1%, krahasuar me një vit më parë, me efekt negative në akcizë me 66 milionë lekë.

Njëkohësisht efekt negative dha edhe gazi i lëngët me një rënie prej 19.6 mijë tonë ose 30.5 %, krahasuar me një vit më parë, me efekt negative në akcizë me 7 milionë lekë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKontrolli i Lartë i Shtetit, rol thelbësor në luftën kundër korrupsionit
Artikulli tjetërMazi takime në Pragë: Shqipëria pret që BE-ja të marrë vendimet e duhura