Ballina Flash

iPhone 13 me wi-fi 6e

KALIFORNI, 16 korrik /ATSH-ANSA/ – Kompania Apple do të ofrojë mbështetje me wi-fi 6e në gjeneratën e ardhshme të iPhone 13.

Sipas një raporti të fundit nga DigiTimes, furnitorë të ndryshëm të gjigantit Cupertino, përfshirë Win Semiconductors, Advanced Wireless Semiconductor Company dhe Visual Photonics Epitaxy Comp, janë të gatshëm të furnizojnë komponentë që lidhen me wi-fi 6e, teknologjia më e fundit dhe më e përparuar e wi-fi.

Ndryshe nga standardet e mëparshme që operojnë në brezat 2.5 Ghz ose 5 Ghz, wi-fi 6e përdor shpejtësinë e procesorit 6 GHz, i cili aktualisht është më pak i mbingarkuar, duke ofruar shpejtësi maksimale deri në 9.6 Gbps.

Duke shtuar mbështetje wi-fi 6e në iPhone 13, Apple do të ndiqte lëvizjet e bëra tashmë nga konkurrentët, të tillë si Samsung, i cili përfshinte mbështetje për linjën Galaxy S21 në fillim të këtij viti.

Përveç lidhjes, përmirësime të tjera që priten nga iPhone 13 janë një bateri më e madhe, një shpejtësi rifreskimi ekrani 120Hz, një nivel më i vogël për Face ID dhe një aparat fotografik kryesor me një sensor 108 megapiksel.

Apple planifikon të thyejë të gjitha rekordet e shitjeve me iPhone të saj të ardhshëm.

Sipas Bloomberg, kompania do t’u kishte kërkuar furnitorëve të prodhonin të paktën 90 milion kopje të gjeneratës së re në 2021, e cila përfaqëson një rritje prej 20% krahasuar me 75 milion njësi të arritura në të gjithë vitin 2020./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReceta elektronike, aplikimi nga 1810 mjekë dhe 1080 farmacistë
Artikulli tjetërShkelje e barazisë në tendera, SPAK arreston përgjegjësin e Logjistikës në burgun 313