Ballina Bota

IRAN – Rohani: Mund të pasurojmë uranium deri në 90 për qind

TEHERAN, 15 korrik /ATSH-AA/ – Presidenti në largim i Iranit, Hasan Rohani deklaroi se Irani është i aftë të pasurojë uranium për qëllime paqësore deri në 90 për qind pastërti, nëse është e nevojshme.

Sipas televizionit shtetëror, duke folur gjatë një takimi të kabinetit, Rohani theksoi se programi bërthamor i Teheranit po zhvillohet vazhdimisht.

“Agjencia Iraniane e Energjisë Atomike ka aftësinë për të pasuruar uranium me një pastërti deri në 90 për qind nëse është e nevojshme”, shtoi Rohani.

Kohët e fundit nisën bisedimet në Vjenë për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe SHBA-së, Britanisë, Francës, Kinës, Rusisë dhe Gjermanisë, në një përpjekje për ta kthyer Uashingtonin në marrëveshjen e nënshkruar./​​​​​​​  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKPK konfirmon në detyrë prokuroren Elida Hoxhaj
Artikulli tjetërFOKUS – Kush do ta qeverisë Bullgarinë?