Ballina Flash

F1 – Silverstone për herë të parë me kapacitet të plotë pas Covid-19

MYNIH, 14 korrik /ATSH-DPA/ – Formula 1 në Silverstone në Angli do të mirëpresë spektatorët me kapacitet të plotë, për herë të parë pas pandemisë.

Ndërsa ka një numër të kufizuar të paketave të mikpritjes, 140 000 bileta janë shitur për secilën garë, për të premten, të shtunën dhe të dielën në Silverstone.

Spektatorët duhet të sigurojnë ose një test negativ ose të paraqesin prova të vaksinimit të plotë.

Pavarësisht nga numri i shpejtë i infeksioneve në rritje në Britaninë e Madhe, qeveria do të heqë të gjitha kufizimet aktuale prej ditës së hënë./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Kush do ta qeverisë Bullgarinë?
Artikulli tjetërHysi vlerëson përfshirjen e shoqërisë civile në reformat e rëndësishme