Ballina Flash

FOTO/ Aurela Gaçe ”ndez” sheshin “Skënderbej”

TIRANË, 13 korrik/ATSH/ Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare Aurela Gaçe e ndezi mbrëmjen e djeshme atmosferën në sheshin “Skënderbej”.

Në skenën e “Tirana Fan Zone”, Aurela Gaçe solli për artdashësit kryeqytetas këngë të njohura nga repertori i saj duke dhuruar spektakël dhe emocione të shumta për qytetarët e mbledhur në shesh.

Përveç ndeshjeve të kampionatit “Euro 2020” në ditët kur nuk ka pasur sfida bashkia e Tiranës ka pasur program artistik. Kanë qenë disa këngëtarë dhe grupe muzikore që kanë performuar në skenën që është ndërtuar në sheshin “Skënderbej”.

Mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej” do të jetë grupi “Elita 5”.

Gjatë gjithë verës bashkia e Tiranës ka përgatitur një sërë surprizash të bukura për qytetarët, ku nuk do të mungojnë dhe yjet më të mirë të muzikës shqiptare.

/k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGarancia Rinore/ Denaj: Mbështetje të rinjve për t’u futur në tregun e punës
Artikulli tjetërRigjallërimi i ekonomisë pas pandemisë/ Hapen 2087 biznese të reja në kryeqytet