Ballina Flash

F1 – Pilotit Lando Norris i vjedhin… orën e dorës në finalen e EURO 2020

BERLIN, 13 korrik /ATSH-DPA/ – Pilotit të Formula 1 të McLaren, Lando Norris iu vodh ora e dorës pas finales së Euro 2020, deklaroi ekipi i tij, duke konfirmuar se ai ishte “përfshirë në një aksident”.

Norris ndau video dhe fotografi në Instagram të vizitës së tij në ”Wembley” të dielën për të ndjekur ndeshjen e finales së Euro 2020 midis vendit të tij të lindjes, Anglisë dhe Itali.

McLaren tha se Norris “ishte i padëmtuar, por kuptohet se ishte i tronditur” dhe se ”nuk mund të jepte detaje të mëtejshme, pasi kjo tani është një çështje e policisë”.

Norris është i katërti në renditjen e këti viti të F1 për pilotët, ndërsa McLaren është i treti në renditjen e konstruktorëve.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLuftën ndaj COVID-19/ BE mbështetje Shqipërisë me pajisje mjekësore të specializuara
Artikulli tjetërTelefonatat në polici që shpëtojnë jetë/ Arrestime dhe masa ndëshkimore për drejtuesit e mjeteve