Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë 12 korrik 2021

TIRANË, 12 korrik/ATSH/ Për ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qëndrueshme me origjinë perëndimore. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe shtim vranësirash mesatare deri dhe të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave në zonën e veriut dhe atë të qendrës. Në relievet malore për shkak të kontrastit të fortë termik këto reshje do të jenë edhe në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër.

Era me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës kryesisht përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/sek, shoqëruar me një valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/34 diell re shi
Kukës 19/30 diell re shi
Lezhë 20/34 diell re shi
Dibër 17/29 diell re shi
Durrës 22/33 diell re
Tiranë 23/34 diell re shi
Elbasan 22/34 diell re shi
Berat 19/33 diell re
Vlorë 21/32 diell re
Korcë 17/27 diell re shi
Gjirokastër 17/34 diell re
Sarandë 18/30 diell re

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta vlerëson volejbollistë të dalluar sarandiotë të “Butrintit” dhe ekipit kombëtar
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 12/7/2021