Ballina Flash

EURO 2020 – Southgate: Përgjegjësia për penalltitë është imja

LONDËR, 12 korrik /ATSH-MIA/- Trajneri i skuadrës angleze, Gareth Southgate mori përgjegjësinë për humbjen e penalltive në finalen e Kampionatit Evropian të Futbollit.

”Unë jam përgjegjës për këtë. I zgjodha gjuajtësit e penalltive në bazë të asaj që bënin në stërvitje. Fitonim si ekip, ndërsa sot të gjithë bashkë jemi përgjegjës për mossuksesin e kësaj ndeshje. Por, sa i përket penalltive, ajo ishte zgjedhja ime”, shtoi ai.

”Ishim të përgatitur mirë dhe kishim fillim të shkëlqyeshëm, por, për fat të keq, nuk arritëm t’i realizonim objektivat. Lojtarët nuk duhet të fajësohen për punën e tyre në stërvitje, sepse bënë shumë në këtë kampionat”, deklaroi Southgate./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSLLOVENI – Opozita kërkon dorëheqjen e Jansas, pas humbjes së një referendumi
Artikulli tjetërPërvjetori i vdekjes së Hafiz Ibrahim Dalliu/ DPA publikon dokumentin: Delegat i Tiranës në Kongresin e Elbasanit