Ballina Flash

FUTBOLL – Argjentina fiton Copa America

RIO DE ZHANEIRO, 11 korrik /ATSH-AA/ – Argjentina mposhti Brazilin 1:0 në stadiumin ”Maracana” duke u bërë kampione e Kupës së Amerikës (Copa America).

Argjentina tundi rrjetën e Brazilit pasi Angel Di Maria shfrytëzoi rastin për të shënuar me një pasim të shkëlqyeshëm nga Rodrigo De Paul në minutën e 21-të.

Brazili ishte më agresiv në pjesën e dytë.

Përpjekja e tyre e parë e madhe për barazim dështoi, pasi goli i Richarlison nuk u llogarit sepse arbitri fërshëlleu për një off-side në minutën e 52-të.

Lionel Messi fitoi kështu trofeun e tij të parë të madh ndërkombëtar me Argjentinën.

Argjentina u bë kampione për herë të 15-të, duke ndarë rekordin me Uruguajin.

Ajo për herë të fundit e kishte fituar Copa America në vitin 1993./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak26-vjetori i masakrës së Srebrenicës, Basha: PD, rezolutë në Kuvend për genocidin serb në Kosovë
Artikulli tjetërKombëtarja e femrave nis përgatitjet/ Vajzat kuqezi: Me Turqinë sfida të rëndësishme, japim maksimumin