Ballina Flash

TOKIO 2020 – Lojërat Olimpike do të zhvillohen pa spektatorë

TOKIO, 9 korrik /ATSH-AA/ – Lojërat Olimpike në Tokio do të zhvillohen pa spektatorë vendas për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.

”Njoftimi, i cili u bë nga ministrja e Olimpiadës, Tamayo Marukawa, erdhi menjëherë pasi qeveria japoneze shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Tokio midis 12 korrikut dhe 22 gushtit”, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo.

Japonia më parë kishte ndaluar praninë e spektatorëve ndërkombëtarë në Lojërat Olimpike, të cilat do të mbahen nga 23 korriku deri më 8 gusht.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Shtëpia e Bardhë: Misioni në Afganistan nuk u përmbush
Artikulli tjetërBerat/ Nis rehabilitimi i lagjes muzeale “Goricë”, investim që diversifikon zhvillimin urban dhe atë turistik