Ballina Bota

SUEDI – Lofven rizgjidhet kryeministër

KOPENHAGË, 7 korrik /ATSH-DPA/ – Stefan Lofven është rizgjedhur kryeministër i Suedisë, duke fituar mbështetjen e mjaftueshme në një votim parlamentar nëntë ditë pasi dha dorëheqjen.

Lofven dha dorëheqjen javën e kaluar pasi humbi një votë mosbesimi në parlament, një javë më parë, në një mosmarrëveshje me Partinë e Majtë mbi kontrollet e qirasë për ndërtesat e reja.

Lideri i Partisë së Moderuar, Ulf Kristersson, mori fillimisht formimin e një qeverie, por dështoi, duke e lënë Lofven të merrte sërish frenat.

Kjo ishte hera e parë që një kryeministër suedez rrëzohej nga një votë e tillë.

Lofven, një Social Demokrat, shërbente si kryeministër që nga viti 2014./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSeanca e fundit e legjislaturës IX/ Projektligjet e miratuara
Artikulli tjetërPolitika monetare në mbështetje të ekonomisë/ Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së: Norma e interesit për lekun mbetet 0.5 %