Ballina Aktualitet

Salianji: PD në parlament për të bërë opozitë në çdo front

TIRANË, 7 korrik /ATSH – I. Vata/ Deputeti i zgjedhur i PD-së, Ervin Salianji deklaroi sot se opozita do të jetë në parlament në shtator dhe do bëjmë një luftë të fortë në shërbim të interesit publik.

I ftuar në një emision televiziv, Salianji tha se në parlamentin e ardhshëm ne do të jemi në çdo front për të bërë opozitë frontale, në çdo front dhe kudo që të jetë e domosdoshme.

“Kjo s’ka asnjë dyshim. Do të jemi në çdo front ku bëhet opozitë. Zgjedhjet s’kanë të bëjnë me mandatet e fituara edhe me vjedhje edhe me deformim të vullnetit të zgjedhësve. Këtu është një koncept që dhe ndarë qartë se e shoh se thuhet se kur nuk njihen zgjedhjet si njihet produkti? Padiskutim, se zgjedhjet dhe mandatet e marra nga PD me gjithë elementet e masakrës, janë mandate përfaqësimi të drejta. E gjithë pjesa tjetër, që janë 20-30 që janë prodhuar nga kundërshtimi dhe nga deformim i vullneti të zgjedhësve dhe nga përdorimi i krimit, këto janë mandate që bëjnë diferencën dhe janë të paligjshme dhe e bëjnë jo legjitime qeverisjen. Kështu nuk vihet në diskutim pjesa që merr opozita në zgjedhje, vihet në diskutim përherë ajo që merret me deformim të vullneti të zgjedhësve me para me krimin e organizuar. Pra nuk ka të bëjë fare njëra me tjetrën”, tha ai.

Në lidhje me luftën në çdo front të opozitës, Salianji tha se opozita e fortë do bëhet në interes të qytetarëve.

“Gjithçka do të bëhet për interesin e qytetarëve, për të pasur më shumë mirëqenie, për të patur më shumë vendimmarrje sipas ligjit dhe Kushtetutës dhe për të pamundësuar çdo lloj abuzimi të qeverisë. Dhe lufta themelore që ka Shqipëria sot është rikthimi në shinat e demokracisë. Pra, Shqipëria në çdo element po kalon pothuajse në diktaturë apo regjim, sepse sot ishte një rast i reagimit të BE për zaptimin e Autoritet të Mediave Audiovizive, AMA. Pak më para nuk u lejuan që të hynin në Kuvend gazetarët, por që u lejua sot. Pra jemi në një situatë kur vendimmarrjet nuk kanë interesin publik, por interesat e ngushta të njerëzve të lidhur me qeveritarë. Do ketë betejë të ashpër, ashtu siç është dhe situata e ashpër”, u shpreh ai.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerat/ Rehabilitohet fusha për depozitimin e mbetjeve
Artikulli tjetërFSHF mbledh doktorët dhe fizioterapistët e ekipeve, Stesina: Kursi për ndihmën e shpejtë, hapi i radhës