Ballina Bota

GJERMANI – Destatis: Rënie e papritur e prodhimi industrial

BERLIN, 7 korrik /ATSH-DPA/ – Prodhimi industrial gjerman ra papritur në maj, treguan të dhënat e Institutit Gjerman të Statistikave, Destatis.

Prodhimi industrial ra me 0,3% mbi bazë mujore në maj, i njëjti ritëm i rënies është parë edhe në muajin prill.

Ekonomistët kishin parashikuar rritje të prodhimit prej 0,5%.

Nga viti në vit, rritja e prodhimit industrial ra në 17,3% nga 27,6 një muaj më parë.

Duke përjashtuar energjinë dhe ndërtimin, prodhimi industrial ra me 0,5%.

Prodhimi i mallrave të konsumit tregoi një rritje prej 4,1% dhe prodhimi i mallrave të ndërmjetëm u rrit me 0,6 %.

Ndërkohë, prodhimi i mallrave kapitale ra 3,4%, prodhimi i energjisë ra 2,1% në maj, ndërsa ndërtimi u rrit 1,3%./   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSpiropali: Sfida e mandatit të tretë, administratë plotësisht profesionale në shërbim të qytetarit
Artikulli tjetër“Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, Veliaj: Viti më fantastik për të rinjtë shqiptarë