Ballina Flash

Festivali i kitarës në Elbasan

TIRANË, 6 korrik /ATSH/ Në qytetin e Elbasanit po mbahet festivali shqiptar i kitarës.

Përveç vlerave artistike që përcjell ky festival, ka për qëllim të promovojë edhe objektet e vjetra kulturore sikurse është kalaja e qytetit të Elbasanit, por edhe objektet e kultit sikurse është kisha e Shën Marisë që ndodhet brenda mureve të kalasë.

Mbrëmjen e djeshme në orën 19:30 është mbajtur edhe nata e parë e këtij evenimenti ku ka interpretuar kitaristi klasik, Luigi Attademo nga Italia.

Albania International Guitar Festival është një aktivitet muzikor që ka si qëllim të përhap një kulturë dhe edukatë të re muzikore për brezin e ri. Të ftuar për të performuar janë disa nga kitaristët më virtuozë të kitarës klasike.

Ky festival do të vazhdojë me të tjerë kitaristë në mbrëmjet në vazhdim dhe ku drejtori i këtij festivali për këtë vit, Denis Bizhga ka premtuar jo vetëm argëtim, por edhe muzikë cilësore dhe profesionale nga artistët të cilët do të jenë të ftuar për të interpretuar.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIndustria e peshkimit, eksportet u rritën 4 herë më shumë se në 2013-ën
Artikulli tjetërManastirliu inspekton investimet në spitalin e Fierit: Plotësohen me mamografi të gjitha spitalet rajonale