Ballina Bota

SLLOVENI – Jansa: Vendet e Ballkanit Perëndimor sa më shpejt në BE

LUBJANË, 2 korrik /ATSH-DPA/ – Pak pas marrjes së presidencës së rradhës të Këshillit Europian, Sllovenia bëri thirrje që të përfshijë sa më shpejt në rradhët e saj gjashtë shtetet e mbetura jo-BE të Ballkanit Perëndimor.

“Ne jemi të bindur se njerëzit që jetojnë në vendet e Ballkanit Perëndimor meritojnë një të ardhme europiane”, tha sot kryeministri slloven Janez Jansa, vendi i të cilit u bashkua në BE në 2004.

“Nëse BE nuk ofron mbështetje të mjaftueshme, blloku do të humbasë ndikimin te lojtarët e tjerë”, shtoi ai.

BE tashmë po kryen bisedime pranimi me Malin e Zi dhe Serbinë, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë kandidate zyrtarë.

Bosnje-Hercegovina dhe Kosova deri më tani janë konsideruar si kandidate të mundshme për negociata./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRinisja e udhëtimeve/ 80 pasagjerët e parë lundruan dje nga Saranda drejt Korfuzit
Artikulli tjetërVendimi i Kushtetueses për Teatrin/ Reagime