Ballina Bota

GREQI – Policia arreston Pappas, numrin dy të ”Agimit të Artë”

ATHINË, 2 korrik /ATSH-ANA/ – Christos Pappas, i cili ishte figura e dytë kryesore politike e ish-partisë neonaziste greke ”Agimi i artë”, u arrestua në mbrëmje në lagjen ”Zografos” të Athinës.

Pappas, i cili ishte dënuar me 13 vjet burg së bashku me udhëheqës të tjerë për krijimin e një organizate kriminale, ishte zhdukur pas vendimit.

Sipas informacioneve paraprake, arrestimi ndodhi pas një kontrolli nga ekipi antiterrorizëm në një shtëpi.

Ai u transferua në policinë e Atikës (GADA), ku edhe po mbahet./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOperacion i SPAK dhe autoriteteve italiane kundër narkotikëve dhe pastrimit të parave, 38 urdhërarreste
Artikulli tjetërVARSHAVË – Rau: Polonia mbështet plotësisht ambiciet e Ballkanit Perëndimor në BE