TIRANË, 1 korrik /ATSH – I. Vata/ Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi dhe miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 5-9 korrik 2021.
Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, u zhvillua sot mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Konferenca shqyrtoi dhe miratoi kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 5-9 korrik 2021.
Konferenca vendosi zhvillimin e seancës së fundit plenare të legjislaturës më 7 korrik 2021.
/r.e/













