Ballina Bota

RUMANI – Qeveria i mbijeton një mocioni mosbesimi

BUKURESHT, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Qeveria rumune e koalicionit ndërmjet konservatorëve, liberalëve dhe të gjelbërve, e drejtuar nga kryeministri Florin Citu,  i mbijetoi një vote mosbesimi në parlament.

Mocioni u paraqit nga Partia Social-demokratike (PSD) në opozitë.

Në votimin në dy dhomat e parlamentit, në Dhomën  e Deputetëve dhe Senat,  201 parlamentarë nga PSD dhe AUR i ekstremit të djathtë votuan në favor të mocionit të mosbesimit.

Sidoqoftë, ata nuk arritën minimumin prej 234 votave të nevojshme për të rrëzuar qeverinë./  /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIRAN- Rohani: Biden të zbatojë marrëveshjen bërthamore
Artikulli tjetërMat/ Nis puna për ndërtimin e dy fushave sportive në shkollën “Mustafa Gjestila”