Ballina Flash

TENIS – Halep tërhiqet nga Tokio 2020

BUKURESHT, 29 qershor /ATSH-AA/ – Tenistja numër tre në renditjen botërore, Simona Halep, është tërhequr nga Lojërat Olimpike Tokio 2020 për shkak të lëndimit.

Halep hyri në mesin e Serena Williams, Rafael Nadal dhe Dominic Thiem, që nuk do të garojnë në Tokio 2020.

“Asgjë tjetër nuk mund të më bëjë më krenare se sa të përfaqësoj Rumaninë. Fatkeqësisht, për shërimin e lëndimit në pulpën e këmbës duhet më shumë kohë. Prandaj vendosa që të tërhiqem nga olimpiada”, tha tenistja 29-vjeçare, e cila në karrierën e saj ka fituar dy kampionate Grand Slam.

Ajo më parë ishte tërhequr nga French Open dhe Wimbledon. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBota ka tani më shumë se 20 milionë… milionerë!
Artikulli tjetërOSBE seminar për parandalimin dhe hetimin e krimeve kibernetike