Ballina Flash

Prangoset pas 148… mandatarrestesh!?

BERLIN, 28 qershor /ATSH-DPA/ – Një grua, e cila u kap nga policia kufitare në qytetin gjerman të Passau gjatë një kontrolli automjeti ka pasur gjithsej 148 mandatarreste në pritje të lëshuara kundër saj.

”29-vjeçarja po ngiste një makinë për të cilën nuk kishte mbulim sigurimi”, njoftoi të shtunën policia nga qyteti në kufirin austriak.

Ndërsa kontrollonin të dhënat, oficerët zbuluan shkelje të papaguara të trafikut që arrin në rreth 10 000 euro (11 935 dollarë).

Bashkëshorti i ulur në vendin e pasagjerit, gjithashtu ishte në kërkim për të njëjtën arsye.

Sipas policisë, gruaja po shërben 188 ditë në institucionin korrektues në Regensburgut, ndërsa bashkëshorti po shërben 100 ditë në institucionin penitenciar në Passau. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak”Ford” prova ekstreme për prototipat elektrike E-Transit
Artikulli tjetërLONDËR – IISS: Fuqia kibernetike kineze inferiore ndaj asaj amerikane