Ballina Flash

Rregulla të reja edhe për monopatinat elektrike

ROMË, 26 qershor /ATSH-ANSA/ – Monopatinat elektrike po përhapen gjithnjë e më shumë në qendrat urbane italiane dhe, për të përmirësuar kushtet e sigurisë së njerëzve, po merret në shqyrtim shtimi në kodin rrugor të neneve që do të rregullojnë trafikun e tyre në qytetet e ngarkuara me automjete.

Me këto objektiva, Ministria italiane e Infrastrukturës ka thirrur prodhuesit e tyre në një takim që do të zhvillohet më 1 korrik 2021.

Ministria në fakt e konsideron të dobishme dhe të domosdoshme për të kryer në një kohë të shkurtër një vlerësim mbi sjelljen e atyre që po drejtojnë monopatinat elektrike,  aksidentet e mundshme dhe identifikimin e mënyrave të përshtatshme për të rritur sigurinë për përdorimin e këtyre mjeteve të lëvizjes elektrike.

”Vetërregullimi i përbashkët i kompanive që operojnë në sektor është thelbësor për përmirësimin e kushteve të përdorimit të shërbimit”, theksoi Ministria italiane e Infrastukturës./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPortofoli i kredisë për mikrofinancën arriti 38.2 miliardë lekë në fund të 2020-ës
Artikulli tjetërRritja e cilësisë së Arsimit të Lartë/ Rama në Vlorë, konsultim me rektorët e universiteteve