TIRANE, 25 qershor /ATSH/ Edhe për ditën e premte masat ajrore të nxehta afrikane do të vijojnë të jenë prezente mbi vendin tonë.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 23/39 | Diell |
| Kukës | 22/37 | Diell re |
| Lezhë | 21/36 | Diell |
| Dibër | 23/37 | Diell re |
| Durrës | 23/37 | Diell |
| Tiranë | 26/41 | Diell |
| Elbasan | 26/41 | Diell |
| Berat | 21/41 | Diell |
| Vlorë | 23/35 | Diell |
| Korçë | 20/35 | Diell re |
| Gjirokastër | 19/42 | Diell |
| Sarandë | 22/35 | Diell |
/e.m/























