Ballina Ekonomi

Mbështetje e ekonomisë/ BSH: Norma e interesit për lekun 0.5 % deri në 2022

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se politika monetare lehtësuese është e përshtatshme në mbështetjen e aktivitetit ekonomik të vendit dhe krijon frymëmarrje për institucionet financiare.

Sipas BSH-së, rimëkëmbja e plotë e ekonomisë dhe rritja e qëndrueshme e inflacionit drejt objektivit 3 % në fund të vitit 2022, duhet të vijojë të mbështetet nga një profil stimulues i politikës monetare, ku norma bazë e interesit, për lekun do të vijojë të jetë në nivelin 0.5 %.

Banka Qendrore theskon se, “për të kaluar nga politika monetare lehtësuese, pra me norma të ulëta interesi, në një politikë monetare shtrënguese, që do të thotë rritje e normës së interesit, duhet të kemi një situatë më të mirë ekonomike, pritshmëri e cila pritet para fundit të vitit 2022”.

“Në kushtet aktuale Banka e Shqipërisë, gjykon që politika monetare lehtësuese do të vazhdojë për një periudhë të gjatë. Të paktën deri në gjysmën e dytë të vitit 2022 politika  monetare, do të vazhdojë me normën e interesit 0.5 %.

Presim përmirësim të ekonomisë, presim ringritje dhe politika monetare do të vijojë dhe do të përshtatet me zhvillimet ekonomike”, thekson BSH-ja. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSkema Kombëtare/ Mbi 700 fermerë nga qarku i Beratit aplikuan për subvencione 
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE diskutime për një ndihmë prej 5,7 miliardë euro për refugjatët në Turqi, Liban dhe Jordani