”American Airlines” nuk ka… pilotë!

UASHINGTON, 21 qershor /ATSH-ANSA/ – Linja e njohur ajrore amerikane ”American Airlines” ka anuluar qindra fluturime fundjavën e kaluar javë edhe për shkak të mungesës së pilotëve, ndërsa sektori regjistron një rritje të mprehtë të kërkesës që fillon drejt niveleve parapandemike.

Sipas CNBC, e cila citon faqen e internetit të FlightAware, kompania u detyrua dje të anulonte 180 fluturime, afërsisht 6% të fluturimeve të planifikuara.

Rreth gjysma e këtyre fluturimeve u anuluan për shkak të mungesës së anëtarëve të ekuipazhit.

Të paktën 123 fluturime u anuluan vetëm të shtunën./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.