Ballina Flash

”Novartis”: Terapi e re efektive kundër tumoreve të prostatës

ROMË, 20 qershor /ATSH-ANSA/ – Një terapi e re mund të zvogëlojë rrezikun e vdekshmërisë për pacientët me kancer prostate metastatik dhe rezistent ndaj kastrimit deri në 38%.

Njoftimi është bërë nga kompania farmaceutike ”Novartis” e cila ka njoftuar rezultatet e studimit.

”Lu-Psma-617” në të vërtetë ka demonstruar, krahasuar me standardin më të mirë aktual të kujdesit, një përmirësim të mbijetesës së përgjithshme dhe një zvogëlim prej 60% të rrezikut të përparimit të kancerit.

Kërkimi u prezantua më 6 qershor gjatë seancës plenare të kongresit të 2021 të Shoqatës  Amerikane të Onkologjisë Klinike (ASCO).

Terapia me radioligandë, e zhvilluar nga kompania AAA (Advanced Accelerator Applications), një kompani e grupit ”Novartis”, konsiston në përdorimin e kombinuar të një përbërjeje (ligand) të aftë për një veprim të saktë të synuar dhe të një radioizotopi me aktivitet terapeutik (grimca radioaktive).

Pas administrimit intravenoz, radioligandi lidhet me shënuesin ose receptorin e pranishëm në qelizën tumorale, duke ushtruar efektin terapeutik falë radioizotopit, i cili dëmton qelizat tumorale të synuara duke shkatërruar aftësinë e tyre për të replikuar ose duke shkaktuar vdekjen e tyre./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVijon dezinsektimi në zonat bregdetare/ Manastirliu: Program kombëtar me rëndësi për shëndetin
Artikulli tjetërShqipëria një nga parajsat e fundit në Europë/ Reportazhi i blogerit të njohur të udhëtimeve turistike