BAKU, 20 qershor /ATSH/ – Zvicra mundi sot Turqinë me rezultatin 3-1 në ”Olimpic Stadionu” të Bakusë, sipas pamjeve televizive.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 me gola të Seferoviç (6′) dhe Shaqirit (26′).
Në pjesën e dytë ngushtoi Kahveçi (62′) dhe goli i tretë i zviceranëve u shënua sërish nga Shaqiri (68′).
Ndeshja, e gjykuar nga slloveni Vinçiç, ishte e vlefshme për Grupin A.
Italia ndërkohë mundi sot Uellsin 1-0 në stadiumin ”Olimpico” të Romës.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Pessina (39′).
Dy ekipet që shkojnë në 1/16 e finaleve janë Italia dhe Uellsi./ a.jor.























