TEHERAN, 19 qershor /ATSH-DPA-ANSA/ – Kreu konservator i gjyqësorit iranian, Ebrahim Raisi fitoi sot zgjedhjet presidenciale në vend, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme iraniane.
Sipas të dhënave të para, Ebrahim Raisi ka marrë mbi 17,8 milionë vota, thënë ndryshe 62% të tyre.
Rreth 3,3 milionë vota i mori një tjetër konservator, Mohsen Rezai dhe më pak se një milion të tilla deputetin Amirhossein Hashemi-Ghazizadeh.
Raisi, 60 vjeç, pason presidentin e moderuar Hasan Rohani.
Kjo do të shënonte një ndryshim të rëndësishëm të drejtimit për qeverinë iraniane pas tetë viteve nën presidencën e Rohanit.
Rezultatet përfundimtare priten më fundjavë.
Presidenti i ri do të betohet në gusht./ /os/





















