Ballina Aktualitet

Fotoalbumi javor

TIRANË, 19 qershor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama postoi sot një fotoalbum nga aktivitetet e një jave të ngjeshur pune, nga Samiti i NATO-s në Bruksel, te takimi në shtëpinë e ish-presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy, gjithashtu si i ftuar nderi në edicionin e parë të “Drekës debat” në Institutin Francez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, inspektim në laboratorin e ri në QSUT e deri tek sesionin i katërt i bashkëbisedimit me një tjetër grup aplikantësh të nismës “Gati për Shqipërinë”.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në punimet e Samitit të NATO-s në Bruksel, ku u miratua Axhenda 2030 e Aleancës. Kreu i qeverisë pas fotos me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ishte pjesë e fotos familjare të liderëve të vendeve anëtare, e cila u bë në respektim të masave antikovid.

Rama, teksa publikoi foto të takimit me Sarkozy, u shpreh se kishte biseduar për sfidat e Shqipërisë dhe rajonit tonë, në rrugën e zhvillimit ekonomik, social e të integrimit europian.

Gjithashtu kryeministri mori pjesë në inagurimin e Laboratorit të ri në QSUT, që ka rritur gamën e analizave falas në këtë spital dhe ka siguruar kushte pune bashkëkohore për mjekët dhe infermierët. Investimi në laboratorët publik ka nisur një kapitull të ri të modernizimit të shërbimit shëndetësor.

Ndërsa në sesionin e katërt të bashkëbisedimit me një tjetër grup aplikantësh të nismës “Gati për Shqipërinë”, Rama tha se, “ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta”.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKafeina efekt mbrojtës ndaj melanomës
Artikulli tjetërNjë humbje jete dhe 16 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë