EURO 2020 – Angli – Skoci 0-0   

LONDËR, 18 qershor /ATSH/ – Anglia dhe Skocia morën sonte nga një pikë, pas barazimit 0-0 në stadiumin ”Wembley” të Londrës, sipas pamjeve televizive.

Ndeshja, e gjykuar nga spanjolli Mateu, ishte e vlefshme për Grupin D.

Po sot, për të njëjtin grup, Kroacia dhe Republika Çeke morën nga një pikë pas barazimit 1-1 në stadiumin ‘’Hamden Park’’ të Gllasgout./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.