TIRANË, 18 qershor /ATSH – I. Vata/ Në kuadër të kurimit të së shkuarës Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka deklasifikuar dosjen e Dom Mikel Koliqit.
Në dosje gjendet plani i masave operacionale për arrestimin e Dom Mikel Koliq i internuar në Gjaz të Lushnjës.
Sipas planit të masave, arrestimi do të bëhej më 06.04.1977, në orën 17:00, pranë sektorit Gjazë, duke i thënë popullit se arrestohej për veprimtari kundër pushtetit.
Ata që do të merrnin pjesë në arrestim do të ishin të gjithë të pajisur me pistoleta dhe automatikë. Sipas planit, duhej të bëhej kontroll personal dhe i banesës së tij.
Dosja përmban edhe procesverbalin e sendeve të gjetura nga kontrolli personal dhe i banesës së Mikel Koliqi.
Dosja mund të vihet në dispozicion të studiuesve, në përputhje me ligjin, i ndryshuar dhe udhëzuesin për studiues e media.
/j.p/r.e/






















