Ballina Bota

ITALI – Qindra migrantë mbërrijnë në Lampeduza

LAMPEDUZA, 15 qershor /ATSH-ANSA/- Qindra migrantë me anije mbërritën përsëri në ishullin mesdhetar italian të Lampeduzës brenda rreth 24 orëve të fundit.

Sipas raporteve të medias, autoritetet numëruan rreth 700 persona, përfshirë të mitur, të cilët mbërritën me anije nga Tunizia dhe vendet e tjera afrikane.

Ishulli i vogël, i cili i përket Sicilisë, përjetoi një fluks të fortë prej rreth 2 000 migrantësh në një hark të shkurtër kohe pak më shumë se katër javë më parë.

Autoritetet dhe qeveria e Romës po përpiqen të transferojnë shpejt shumë nga njerëzit në anije karantine ose në pjesë të tjera të vendit.

”Sidoqoftë, struktura e pritjes së ishullit, e projektuar për rreth 250 njerëz, është e mbipopulluar me më shumë se 1 000 migrantë”, shkroi agjencia e lajmeve Adnkronos. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakReformat përmirësuan klimën e të bërit biznes
Artikulli tjetërLajçak: Takimi Kurti-Vuçiç jo i lehtë, por nuk ka rrugë tjetër përveç dialogut