Ballina Flash

Shkarkohet kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka

PRISHTINË, 14 qershor /ATSH/ Presidentja Vjosa Osmani shkarkoi sot kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. Vendimi është marrë sot, pas refuzimit që Daka të jepte dorëheqjen.

“Znj. Valdete Daka i ndërpritet mandati si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thuhet në vendim.

Pritet që në orët në vijim të bëhen të ditura edhe arsyet e plota për këtë vendim.

Më herët gjatë ditës, KosovaPress mësoi se Presidentja Osmani i kishte kërkuar dorëheqje Dakës, në këmbim të mirënjohjes publike për punën e saj, mirëpo Daka kishte refuzuar një gjë të tillë.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Biden: NATO të përballet me sfidat e reja të shfaqura nga Rusia dhe Kina
Artikulli tjetërGjyqtari Kreshnik Radoniqi emërohet kryesuesi i ri i KQZ-së