Vdes Lucinda Riley mbretëresha e romaneve rozë

ROMË, 12 qershor /ATSH-ANSA/ – Vdiq sot në moshën 55-vjeçare Lucinda Riley, mbretëresha e romanit të famshëm rozë ”Shtatë motrat”, dhe jo i vetmi, që e bëri të famshme në të gjithë botën.

”Me shumë keqardhje që po ju komunikojmë që Lucilda ndërroi jetë paqësisht këtë mëngjes e rrethuar nga familja e saj që ishte aq e rëndësishme për të”, shkroi familia e saj përmes një postimi.

”E kuptojmë që kjo do të jetë një tronditje e tmerrshme për shumë njerëz që nuk ishin në dijeni të gjendjes të saj shëndetësore në luftë me kancerin”, shtuan familjarët.

Në vitin 2020 ajo mori çmimin ”Dutch Platinum” për shitjen e mbi 300 000 kopjeve për një roman të vetëm në një vit.

”Lucinda preku jetën e të gjithëve që takoi dhe e atyre që kanë lexuar faqet e tregimeve të saj. Ajo lëvdoi dashurinë dhe mirësinë në gjithçka që ajo bëri dhe do të vazhdojë të jetë na frymëzojnë përgjithmonë”, deklaroi familja e saj.

E lindur në Lisburn, Irlandë më 16 shkurt 1966, Riley, e cila pati edhe një karrierë aktrimi në film, teatër dhe televizion, e kishte shkruar librin e saj të parë në moshën 24-vjeçare.

Romanet e saj janë përkthyer në 37 gjuhë dhe janë shitur në mbi 30 milionë kopje në të gjithë botën./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.