TIRANE, 11 qershor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot do nis i kthjellët e gradualisht vranësirat do të marrin zhvillim prej mesditës deri pasdite.
Reshjet e shiut parashikohet të përfshijnë një pjesë të madhe të vendit në mesditë e deri pasdite. Shtrëngata dhe rrebeshe në kohë të shkurtër por që sjellin sasi reshjesh në zona të caktuara. Nuk do të mungojnë lokalisht rrufetë dhe breshëri.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim 1-8 m/s e përkohësisht në bregdet e gjatë shtrëngatave deri në 14 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 deri në 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 17/30 | re shi diell |
| Kukës | 12/27 | re shi diell |
| Lezhë | 18/30 | re shi diell |
| Dibër | 12/23 | re shi diell |
| Durrës | 17/29 | re shi diell |
| Tiranë | 17/29 | re shi diell |
| Elbasan | 15/29 | re shi diell |
| Berat | 15/30 | re shi diell |
| Vlorë | 16/27 | re shi diell |
| Korçë | 11/22 | re shi diell |
| Gjirokastër | 15/27 | re shi diell |
| Sarandë | 17/29 | re shi diell |
/e.m/























