Ballina Bota

COVID-19 – Argjentina zgjat kufizimet

BUENOS AIRES, 11 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti argjentinas Alberto Fernandez ka vendosur të zgjasë deri më 25 qershor kufizimet shëndetësore kundër COVID-19, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit që ka infektuar tashmë më shumë se katër milionë persona në vend.

“Ne do të zgjasim vendimin që kemi marrë tashmë”, tha kreu i shtetit gjatë një ceremonie në një qendër shëndetësore.

“Së shpejti do t’i paraqesim një ligj Parlamentit në mënyrë që të biem dakord për masat e reja që duhen marrë për të trajtuar pandeminë”, shtoi ai.

Kufizimet përfshijnë shtetrrethimn e natës, përdorimin e transportit publik vetëm për punonjësit thelbësorë dhe arsimin virtual në shkolla./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqipëria zgjidhet anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit, mbështetet nga 175 vende anëtare të OKB-së
Artikulli tjetërFOKUS – Kompanitë transatlantike thirrje për eliminimin e tarifave shtesë