Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/6/2021

CARBIS BAY (BM) – Kryeministri britanik Boris Johnson pret presidentin amerikan Joe Biden.

MELBURN (Australi) – Përfundon bllokimi antiCOVID-19 i qytetit.

KOPENHAGË (Danimarkë) – Informim për shtyp në internet i OBSH-së për COVID-19.

ATHINË (Greqi) – Grevë e përgjithshme 24-orëshe në sektorin privat dhe publik kundër reformës së diskutueshme të ligjit të punës.

QIPRO – Hiqen kufizimet antiCOVID-19, me përfundimin e orës policore dhe rihapjen e klubeve të natës.

LUKSEMBURG (Luksemburg) – Takim i ministrave të BE-së për Mjedisin.

BRUKSEL (Belgjikë) – Konferencë për shtyp e Presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe e atij të Këshillit Europian, Charles Michel, përpara samitit të G7-s.

BRUKSEL (Belgjikë) – Konferencë për shtyp mbi raportin e vitit 2020 të Zyrës Europiane të Kundër Mashtrimit (OLAF).

FRANKFURT (Gjermani) – Konferencë për shtyp e BQE për politikën monetare në zonën e euros.

BERLIN (Gjermani) – Konferencë për shtyp nga Kancelarja Merkel pas një takimi me kryetarët e landeve.

BRASILIA (Brazil) – Gjykata e Lartë vendos për Copa América./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e enjte 10 qershor 2021
Artikulli tjetërBRUKSEL – Von der Leyen: Bota të ndjekë shembullin e BE për eksportin e vaksinave antiCOVID-19