Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë 8 qershor 2021

TIRANË, 8 qershor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e martë do të vijojnë të jenë në qarkullim masat ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim.

Reshjet e shiut do të përfshijnë kryesisht jugun, qendrën dhe të gjitha zonat malore në lindje. Përkohësisht reshjet do të marrin karakter shtrëngatash me rrebeshe shiu.

Era do të fryjë nga veriperëndimi  1-8 m/s e përkohësisht në bregdet 12 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:   

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/26 re shi diell
Kukës 14/27 re shi diell
Lezhë 18/26 re shi diell
Dibër 12/25 re shi diell
Durrës 16/26 re shi diell
Tiranë 18/28 re shi diell
Elbasan 14/29 re shi diell
Berat 17/29 re shi diell
Vlorë 18/28 re shi diell
Korçë 12/24 re shi diell
Gjirokastër 16/29 re shi diell
Sarandë 15/24 re shi diell

 

/e.m/

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakOperacioni “Bregdeti ynë”/ Rama: Shembja e ndërtimeve pa leje për të çliruar çdo hapësirë të zaptuar
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 08/6/2021