VJENË, 7 qershor /ATSH-ANSA/ – Vdiq në moshën 98-vjeçare David Dushan, ushtari i fundit i Ushtrisë së Kuqe që çliroi kampin shfarosës nazist të Aushvicit, raportoi BBC.
Dushman, një hebre, pas luftës u bë një shpatar i shkëlqyer olimpik dhe më pas trajner i këtij sporti.
Dushman, i cili ishte 21 vjeç në atë kohë, përdori tankun e tij për të shembur gardhin elektrik të kampit, më 27 janar të vitit 1945./ /os/






















